Andre Onana ka vendosur për të ardhmen e tij

Futboll

Andre Onana ka vendosur për të ardhmen e tij

Më: 4 mars 2025 Në ora: 11:20
Andre Onana

E ardhmja e portierit kamerunas Andre Onana te Man. Junajted është në dilemë. Gafat e shumta, që shpesh i kanë kushtuar shumë “Djajve të Kuq”, kanë vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij.

“The Manchester Evening News” pohon se Andre Onana synon të qëndrojë te Man. Junajted sezonin e ardhshëm. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe të qëndrojë në “Old Trafford”.

Megjithatë, trajneri Ruben Amorim dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri dhe i ka kërkuar klubit për alternativa të tjera. Onana ka 2-3 muaj në dispozicion për të bindur trajnerin portugez.

Duket se edhe tifozët janë lodhur nga situata e krijuar me Onana, ndaj janë gati ta mbështesin klubin për ta shitur portierin kamerunas. Një ngërç më shumë për t’u zgjidhur te “Djajtë e Kuq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat