Me anglezin bavarezët nuk njohin humbje

Futboll

Me anglezin bavarezët nuk njohin humbje

Më: 4 mars 2025 Në ora: 11:34
Majkëll Oliver

Majkëll Oliver do të jetë kryesori i takimit mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen. Kryesorit anglez i është besuar një ndeshje e ndezur pasi të dy skuadrat do të bëjnë gjithçka për të kaluar për më tej. 40-vjeçari, edhe pse ka vite eksperiencë, kurrë nuk ka dhënë bindjen se arbitron me autoritet në fushë.

Në dy javët e fundit ai ka qenë protagonist në ishull në dy takime të ndryshme.

Më i fundit ishte ndeshja mes Kristal Palas dhe Miluollit, e vlefshme për FA Cup. Oliver kërkoi ndihmën e VAR për të parë ndërhyrjen e kung-fu që bëri portieri Roberts përballë Matetës. Në fund të ndeshjes të fituar nga Kristal Palas, presidneti i skuadrës në fjalë, Stiv Perisha tha:

“Nuk e kuptova përse Oliver u konsultua me VAR përpara një skene të tillë. Kartoni i kuq ishte më e pakëta”. Oliver ishte protagonist edhe në ndeshjen mes Everton dhe Liverpul ku u nxorri kartonin e kuq dy lojtarëve.

Sa i përket precedentëve Bajerni i Mynihut nuk njeh humbje me Oliver si arbitër pasi në Champions League ka fituar plot katër prej pesë ndeshjeve që i ka gjykuar britaniku. Ndërsa për Leverkusen, Oliver nuk zgjon kujtime të mira pasi në ndeshjen e fundit që i ka arbitruar ekipi gjerman pësoi humbje (vitin e kaluar në gjysëmfinalen e Ligës së Europës përballlë Romës).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat