Lamine Yamal vazhdon të magjepsë

Futboll

Lamine Yamal vazhdon të magjepsë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 11:42
Yamal e Flick

Lamine Yamal vazhdon të magjepsë javë pas jave me paraqitjet e tij.

Pavarësisht se nuk ka shënuar së fundi në La Liga, kjo statistikë nuk ka asnjë rëndësi në krahasim me ndikimin e tij në lojë.

Me vetëm 17 vite jetë mbi supe, ai tashmë mund të quhet një nga më të mirët në botë, duke u shpallur kampion i La Ligas, “Euro 2024” dhe Superkupës së Spanjës.

Në një intervistë për “UEFA.com”, talenti blaugrana për fillimet e tij dhe mënyrën se si ka evoluar në elitën e futbollit.

Yamal vazhdon të mbetet i lidhur me lagjen e tij, Rocafonda, këtë e tregon edhe në festimet e golave me shenjën ‘304’, kodi postar i lagjes: “Ka të njëjtin kuptim. Është lagjja ime, kultura jonë. Aty jetojnë njerëz nga shumë kultura të ndryshme, por jemi të gjithë si vëllezër. Kur shkoj atje, ndihem i qetë. Askush nuk më shqetëson, është vendi ku mund të relaksohem dhe të marr forcë”.

Fizikisht dhe mentalisht, Lamine ka ndryshuar shumë që nga debutimi i tij: “Tani kam më shumë vetëbesim dhe bëj gjëra që më parë nuk i bëja. Më herët luaja më thjeshtë, bëja atë që duhej në momentin e duhur. Tani mundohem të kënaqem më shumë, të frymëzohem nga vetja dhe të luaj me instinkt”.

Yamal nuk iu kushton rëndësi statistikave, por përqendrohet në emocionet që përcjell te tifozët: “Mendoj se çelësi është të bësh më të mirën për ekipin dhe veten. Nuk jam lojtar që shikon shumë numrat.

Luaj për të kënaqur veten dhe njerëzit, natyrisht edhe për të fituar. Kur shikoj një ndeshje, dua të shoh lojtarë që driblojnë, që bëjnë spektakël. Këtë mundohem të sjell edhe unë në fushë, për ta bërë lojën argëtuese”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat