Në prag të fillimit të fazës së 1/8-tave, është bërë parashikimi nga superkompjuteri “Opta” të cilët tregoi edhe favoritin kryesor për të ngritur trofeun me “veshë” të mëdhenjë.
Favoriti kryesor padyshim që është Liverpulli, i cili prin me 19.2% të votave për të arritur finalen, e ndjekur nga Barcelona në vend të dytë me 14%, po aq sa Interi në vendin e tretë.
Ndërsa për Real Madridin, i cili është edhe kampioni në fuqi ka vetëm 9% gjasa që të mbrojë titullin, ndërsa në vend të fundit janë skuadrat si Klub Brizh dhe Fejnordi me 0.4% gjasa.
Kujtojmë se ndeshjet e fazës së 1/8-tave të Ligës së Kampionëve, startojnë sot me ndeshjen e derbit të Madridit që ka vëmëndjen kryesore.