Theo Hernandez është ndoshta simboli i Milanit të fundit kampion.
Ai është padyshim një nga më të mirët në rolin e tij, i zgjedhur nga Paolo Maldini për krahun e majtë. Kush mund ta zgjidhte më mirë se ish-kapiteni dhe legjenda e klubit, i cili e njihte më së miri pozicionin?
Por, duke u përpjekur të bëhet gjithçka më e mirë dhe ristrukturuar gjithçka të kaluar, edhe Theo ka përfunduar në qendër të kritikave, edhe pse në një pjesë është faji i tij. Sepse, ashtu si Maignan, ka kërkuar rritje të pagës përtej asaj që kishte, duke u mbështetur në atë që fitojnë lojtarët e Real Madridit, Manchester City dhe Bayern Munich.
Kërkesa për rivonim shkon nga 5 milionë euro (përfshirë bonuset) në rreth 8 milionë euro, duke dyfishuar pjesën e pagës fikse. Pra, nuk është një kërkesë e lehtë për t’u përmbushur. Ka mundësi që, nëse do të kishte ndodhur “efekfi domino”, Davies do të shkonte te Real Madridi dhe Theo te Bayern Munich.
Edhe pse majin e kaluar pati një kontakt mes Hernandez dhe Real Madridit për të kuptuar mundësinë e një transferimi, asgjë konkrete nuk ndodhi. Tani ka hapësirë për lëvizje, por do të duhet të shihet nëse zgjedhjet mund të ndryshojnë, sidomos duke marrë parasysh që Florentino Perez shpenzon, por kryesisht për sulmues. Për francezin kuqezi mund të ketë interes nga PSG, por është ende herët për ta thënë.
Për fat të keq, nga “cooling break” e më pas, diçka ka filluar të thyhet mes tij dhe Milanit. Ndoshta edhe zgjedhja e Fonseca, e cila nuk është pranuar nga ambienti, ndikoi më shumë për ta prishur marrëdhënien.
Pastaj, disa sjellje të papranueshme, si dëshpërimi pas ndeshjes Fiorentina-Milan dhe ndëshkimi për një simulim ndaj Feyenoordit, kanë lënë gjurmë. Edhe “San Siro” ka filluar të shqetësohet, nuk bindet më prej tij, duke pasur parasysh gjithçka që Theo ka simbolizuar për kuqezinjtë vitet e fundit.