Simeone nuk i frikësohet Realit

Futboll

Simeone nuk i frikësohet Realit

Më: 4 mars 2025 Në ora: 12:49
Carlo Ancelotti e Diego Simeone

Diego Simeone ka folur për mediat para euroderbit kundër Realit në Ligën e Kampioneve.

Trajneri karizmatik argjentinas, si gjithnjë ka përcjellë shumë energji para sfidës.

Ai nuk ka harruar t’u kujtojë gazetarëve se Atletiko do të jetë një kockë e fortë për kampionët e Europës në fuqi.

“Ne kemi shumë respekt ndaj një rivali të madh si Reali.

Unë mendoj se ndeshjet e mëparshme nuk kanë fare ndikim. Për Madridin (qytetin), kjo përballje e dyfishtë është spektakolare, për Spanjën gjithashtu do të jetë shumë mirë dhe për ne që do të luajmë, duhet ta shijojmë.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne jemi të përgatitur për gjithçka”, tha Simeone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat