Ancelotti, e ka të qartë

Futboll

Ancelotti, e ka të qartë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 13:08
Carlo Ancelotti

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, e ka të qartë dhe nuk ka ngurruar ta theksojë se cilido qoftë rezultati i sotëm, çështja e kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Metropolitano”.

Sepse italiani i Realit nuk beson se skuadra e tij mund të fitojë 3, 4 apo 5-0 ndaj rivalëve të qytetit. “Jo, sepse nuk e kemi menduar… është e pamundur.

Do të jetë një duel shumë i fortë dhe do të vendoset nga ato që ne i quajmë gjëra të vogla.

Nuk mund të mendojmë të marrim një epërsi të madhe në Bernabeu”, tha italiani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat