Drita - Prishtina finale para finales, Llapi me fat në Kupë

Futboll

Drita - Prishtina finale para finales, Llapi me fat në Kupë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll në prani të Komisionit të Garave, përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës:

Llapi – Drenica

Drita – Prishtina

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe janë programuar për datat 9 dhe 23 prill 2025/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat