Jack Grealish ka qenë në kryefjalë të shtypit britanik ditët e fundit, dhe jo pikërisht për paraqitjen e tij të shkëlqyer në fushë.
Futbollisti anglez u kap duke dalë nga një lokal në Newcastle të dielën e kaluar, sipas medias britanike Daily Mail , në gjendje të qartë të dehur.
Grealish, i cili luajti plot 90 minuta të fitores së skuadrës së tij në FA Cup kundër Plymouth Argyle të shtunën, shfaqet në video së bashku me një mik në orët e hershme të mëngjesit, duke u lëkundur nga një klub i famshëm social në qytetin anglez me një shishe në dorë ndërsa shkon drejt një makine ku shoferi i tij personal e pret atë.
Kjo nuk është hera e parë që Grealish përfshihet në një episod të lidhur me alkoolin pasi ai nuk e ka fshehur kurrë marrëdhënien e tij me pijen.
Grealish, këtë sezon ka bërë 26 paraqitje ku ka shënuar 2 gola dhe 3 asistime.