Mbrojtësi i Manchester City, Nathan Ake, ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale se i është nënshtruar një operacioni, për të trajtuar një dëmtim të vazhdueshëm në këmbë.
Ake luajti në pjesën e parë gjatë fitores së fundit 3-1 kundër Plymouth në FA Cup, përpara se të zëvendësohej nga Ruben Dias në pjesën e parë.
Mbrojtësi 30-vjeçar ka humbur 19 ndeshje gjithsej gjatë gjithë sezonit për shkak të disa lëndimeve të ndryshme.
Duke folur në llogarinë e tij personale në Instagram, Ake shkroi: “Ky ka qenë një sezon shumë zhgënjyes për mua, por tani kam pasur një operacion të suksesshëm në një frakturë në këmbën time, e cila më shqetëson prej muajsh dhe po shikoj pozitivisht për të ardhmen!”
“Tani do të pushoj dhe do të rinis menjëherë fazën e rikuperimit. Do të shihemi së shpejti “cityzens” dhe faleminderit për mbështetjen tuaj”, u shpreh Ake.
Mungesa e tij krijon një tjetër problem për trajnerin Pep Guardiola, që këtë sezon ka qenë i tejmbushur me dëmtime. Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë pushim deri në rikuperimin e plotë.