Real Madrid - Atletico Madrid, duel milionerësh

Futboll

Real Madrid - Atletico Madrid, duel milionerësh

Më: 4 mars 2025 Në ora: 13:38
Pamje nga një ndeshje

Një duel i zjarrtë në Ligën e Kampionëve po vjen më shpejt se sa pritej.

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen sonte në ‘Santiago Bernabeu’ për të nisur fazën e 1/8 e finales në garën më të madhe në Evropë.

Një natë e madhe përsëri në ‘Bernabeu’, ‘tempulli’ që do të presë këtë duel gjigantësh mes Real Madridit dhe Atletico Madrid, të cilët do të kërkojnë një vend në çerekfinalet e kësaj lige emocionuese.

Një duel plot atraksione mes dy fqinjëve që përballen për të tretën herë këtë sezon. Një përballje me tension të lartë që duhet të vendosë hapin e parë të një raundi kualifikues që pritet të jetë jashtëzakonisht intensiv mes kampionëve në fuqi dhe një pretendenti të përjetshëm për trofeun e kësaj garë elitare evropiane.

Duel milionerësh

Dhe sigurisht që po flasim për një përplasje me yje të mëdhenj, të vlerësuar në 1,133.3 milionë euro.

Sipas parametrave të Transfermarkt, nëse shikojmë njëmbëdhjetëshen e mundshme startuese, skuadra e Carlo Ancelottit do të vlerësohej në rreth 859.8 milionë euro, edhe pse ka disa lojtarë të lënduar tek ‘Los Blancos’.

Nga ana e tij, Diego Simeone mund të luajë me njëmbëdhjetëshen titullare që kap vlerën 273.5 milionë euro, një mesatare më e ulët për shkak të moshës së disa lojtarëve të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat