Tirana do të sfidojë Laçin në “Niko Dovana”

Futboll

Tirana do të sfidojë Laçin në “Niko Dovana”

Më: 4 mars 2025 Në ora: 14:10
Tirona Fanatics

Tirana do të luajë ndaj Laçit ditën e enjte, përballje kjo e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit.

Një duel shumë i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët kurbinasit i presin në “Niko Dovana” në orën 16:30.

Kryeqytetasit nuk po kalojnë një moment aspak të mirë në kampionat, teksa ndodhen me pikë të njëjta me Skënderbeun dhe mbajnë vendet e fundit në klasifikim. Sfida në Durrës do të jetë shumë vendimtare për bardheblutë, të cilët shpresojnë të kenë edhe mbështetjen e tifozëve.

“Tirona Fanatics” do të udhëtojë për të mbështetur ekipin, ndërsa kanë zbuluar edhe axhendën. Ndër të tjera kanë shkuar se do të udhëtojnë vetëm për Tironën, pasi të tjerët nuk i meritojnë.

“Të enjten udhëtojmë drejt Durrësit…

Shihemi në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ne këtu veç për Tironën, se ju s’na meritoni.

Ne jemi Tirona,

Ne jemi Historia”, shkruhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat