Arbër Abilaliaj me 2 mungesa drejt Shkodrës

Futboll

Arbër Abilaliaj me 2 mungesa drejt Shkodrës

Më: 4 mars 2025 Në ora: 14:11
Arbër Abilaliaj

Arbër Abilaliaj po u jep dorën e fundit përgatitjeve për duelin e ditës së nesërme ndaj Vllaznisë. “Demat” po zhvillojnë përgatitje intensive në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për shkodranët.

Situata në kampionat nuk është shumë e mirë dhe Abilaliaj ndaj kuqebluve synondhe shpreson të shkelmojë krizën.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përveç faktit që luajnë në transfertë në “Loro Boriçi” do të kenë edhe mungesa.

Kështu Abilaliaj nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Altin Bytyçit dhe Adnard Mehmetit. Të dy lojtarët do të mungojnë për shkak dëmtimesh dhe stafi shpreson që sa më shpejt të rikuperohen dhe të vihen nën urdhrat e ekipit.

Kujtojmë se dueli me Vllazninë do të luhet ditën e nesërme në Shkodër në orën 16:30. Takim ky i vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat