Thiago Motta shfaqet i lumtur pas fitores 2-0 në shtëpi kundër Veronës dhe tani shkon në -6 nga kreu. Megjithatë, trajneri bardhezi preferon të “driblojë” gazetarët për pyetjen, nëse është në garë për titullin kampion ose jo.
“Kundër Veronës i kam parë lojtarët shumë mirë. Në pjesën e parë na mungoi vetëm goli. Kemi krijuar shumë dhe kemi luajtur mjaft mirë. E rëndësishme është të shënosh, sepse vetëm kështu mund ta ndryshosh rrjedhën e lojës.
Këtë gjë e pamë në momentin që shënuam golin e parë dhe ndeshja u bë më e hapur. Jam i lumtur sepse djemtë treguan edhe njëherë që kanë karakter, dëshirë dhe që luajnë futboll të bukur. E dinë mjaft mirë se çfarë do të thotë kjo fanellë”, shprehet fillimisht Mota.
TITULLI- “Unë fokusohem vetëm tek ndeshja që na pret. Kundër Veronës bëmë një ndeshje të madhe dhe e merituam fitoren. Tani kemi disa ditë kohë për të përgatitur sfidën kundër Atalantës dhe të rikuperojmë ndonjë lojtar.
Na pret sfida kundër Atalantës që është një skuadër e fortë, një kundërshtar i fortë dhe do të japim gjithçka për të përgatitur sa më mirë këtë ndeshje. Unë shoh faktin që na pret një ndeshje me një skuadër shumë agresive”.
KOPMEINERS- “Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, mund të luajë në disa role sepse është një djalë me kualitet fizik dhe teknik. Mund të interpretojë mjaft mirë ato që i kërkoj unë. Unë e mbroj atë sepse e di çfarë mund të bëjë”, tha ndër të tjera Mota.