Selmani largohet nga Rumania

Futboll

Selmani largohet nga Rumania

Më: 4 mars 2025 Në ora: 14:59
Sulmuesi Astrit Selmani

Sulmuesi Astrit Selmani do të largohet në verë nga skuadra rumune Dinamo Bukuresht.

Dinamo ka insistuar për të vazhduar kontratën me Selmanin, por ai ka kërkuar pagë mujore prej 25 mijë eurove, që klubi rumun nuk ka mundur t’ia ofrojë.

Selmani është golashënuesi më i mirë i Dinamos me 11 gola, por ka edhe gjashtë asiste në 27 paraqitje.

“Kam folur me të gjithë në klub dhe ata e dinë se ambicie e imja është të shoh se çfarë mundësishë kam, të luaj futboll në top-ligat. Kemi pasur biseda të mira, por ata e dinë ëndrrën time.

Do të luaj me zemër për Dinamon, pavarësisht nëse kam një muaj apo tre muaj në kontratë. Të gjithë futbollistët duan të luajnë gara evropiane. Në Rumani do të luaj vetëm për Dinamon”, ka thënë Selmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat