Luis Enrique: Kjo ndeshje premton spektakël

Futboll

Luis Enrique: Kjo ndeshje premton spektakël

Më: 4 mars 2025 Në ora: 15:16
Luis Enrique

Në prag të përballjes mes PSG-së dhe Liverpool-it në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, trajneri i parizienëve, Luis Enrique, foli për ndeshjen që do të luhet në “Parc des Princes”: “Jemi shumë të ngjashëm për sa i përket ritmit të lojës dhe intensitetit.

Ndoshta nuk jemi aq të fortë fizikisht sa ata, por kemi një ritëm shumë të lartë. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e luftuar. Përballë do të jenë dy skuadra me shumë pika të forta. Kjo është një nga ato ndeshje që, në letër, premton spektakël”.

Për kundërshtarin shtoi: “Liverpool-i është një nga skuadrat më të mira në Europë vitet e fundit. Kjo nuk vjen vetëm nga Salah, sepse ata kanë shumë lojtarë të shkëlqyer.

Është një skuadër shumë e kompletuar, por kjo ndeshje është mundësia jonë për të treguar se jemi në lartësinë e duhur. Sa më i fortë të jetë kundërshtari, aq më të motivuar jemi ne. Pra, është një ndeshje shumë speciale.

Do të përballemi me skuadrën që ka luajtur më mirë në këtë pjesë të parë të sezonit. Të luash kundër Liverpool-it është një burim i madh motivimi.

Të kuqtë kanë tre ‘avionë luftarakë’ në sulm, ndalimi i tyre nuk është i lehtë. Megjithatë, nëse arrijmë të imponojmë stilin tonë të lojës, do të vuajmë më pak. Objektivi është të jemi më të mirë se ata dhe të shmangim pasojat nga tranzicionet e tyre të shpejta”.

Për Kvaratskhelia: “Ai mund të luajë si anësor i majtë, si sulmues qendror, mund të bëjë diferencën në situatat një kundër një, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë. Ajo që e dallon sulmin tonë është aftësia e lojtarëve për të luajtur në të gjitha pozicionet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat