Matthaus këshillon yllin e Bayern-it

Futboll

Matthaus këshillon yllin e Bayern-it

Më: 4 mars 2025 Në ora: 15:17
Lothar Matthaus

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus, i ka ofruar disa këshilla yllit të Bayern-it, Joshua Kimmich, e ardhmja e të cilit është në dyshim.

Kontrata e tij skadon në verë, dhe me një largim potencialisht në horizont, për lojtarin interesohen disa klube.

Megjithatë, Lothar Matthaus nuk është i kënaqur për këtë, duke këmbëngulur që 30-vjeçari të marrë një vendim shpejt. Matthaus ka deklaruar për Sky Deutshland:

“Tek Bayern, zgjatja e kontratës në pritje me Joshua Kimmich është aktualisht problemi më i madh. Kimmich duhet të marrë një vendim. Nuk ka më gri, vetëm të zezë apo të bardhë.

“Atij i është dhënë kohë, por në një moment durimi mbaron. Të dyja palët kanë avokatë që mund të shkruajnë një kontratë deri në detajet më të vogla brenda një jave”.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë vazhdoi:

“Që kur e kam njohur Bayernin, ata rrallë kanë pritur aq gjatë për lojtarë sa tani për Kimmich. Tani ka ardhur koha për të marrë një vendim.

“Nuk e di se çfarë po pret ende Kimmich, çfarë detajesh janë të vogla. Nuk ka asnjë klub tjetër që mund t’i ofrojë atij perspektiva më të mira se Bayerni”.

Bayern Munich do të përballet me Bayer Leverkusen në 1/8-at e Champions League, ndërsa ndeshja e parë do të zhvillohet në Mynih të mërkurën, më 5 mars.

Joshua Kimmich, i cili ka një dëmtim, nuk do të jetë në dispozicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat