Vllaznia do të luajë në shtëpi në kuadër të javës së 28-të të kampionatit. Shkodranët do të presin Partizani dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e 3 pikëve.
Thomas Brdaric po u jep dorën e fundit përgatitjeve. Për fatin e tij të mirë do të ketë thuajse grupin e plotë.
Rikthime të rëndësishme ka në skuadër dhe kjo bën që Brdariç të ketë luksin e zgjedhjeve.
Qarri, Spahija dhe Repaj do të jenë gati të japin kontributin e tyre ndaj “Demave”, ndërsa mungesa e vetme do të jetë ajo e Kahrimanovic.
Ky i fundit ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe mbetet të shihet se kur do të mund të jetë gati për ekipin].