Abilaliaj: Vllaznia ekip i vështirë

Futboll

Abilaliaj: Vllaznia ekip i vështirë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 15:22
Arbër Abilaliaj

Një nga ndeshjet më të luftuara të javës së 28-të të kampionatit është dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Një takim që merr vëmendjen e tifozëve dhe do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 16:30.

Para kësaj sfide ka folur Arbër Abilaliaj.

Trajneri i të kuqve ka deklaruar se ekipi do të shkojë në Shkodër për të marrë maksimumin. Ndër të tjera nënvizoi se pavarësisht formës që kanë aktualisht, Partizani nuk do e vë asnjëherë në diksutim “Final – Four”.

“Është humbje që na djeg, duke pasur parasysh si u zhvillua kryesisht pjesa e parë e lojës. Pastaj situata dhe episode që ishin kundër ekipit tonë, ndoshta determinuan rezultatin e asaj ndeshje. Ishim përgatitur për rezultat të mirë. Gjithesi jam i kënaqur me progresin që ka bërë ekipi në faza të caktuara të lojës. Ka shumë punë për të bërë, por është kapitull i mbyll dhe jemi fokusuar te ndeshja e radhës.

Në Superligën shqiptare të gjitha ndeshjet janë të vështira, kanë historinë e vet, episodet e veta. Përballë kemi një ekip, i cili është në situatë komode, lufton për ekipet e veta, ka pasur qëndrueshmëri gjatë sezonit. Ne i dimë shumë mirë cilësitë tona dhe të ekipit që drejtojnë, kudo që të luajmë dhe shkojmë, do shkojmë për të marrë maksimumin.

Ne po kalojmë një tur force duke pasur parasysh dhe të gjitha vështirësitë që kanë ndodhur në klub. Me ndryshimin e trajnerit, filozofisë së lojës, shumë gjëra që duan kohën e vet për t’u automatizuar dhe për t’u bërë më të mira në fushën e lojës, të gjitha lëvizjes.

Fakti që luajmë dhe jashtë, kaq shumë ndeshje, duhe të udhëtojmë përsëri, luajmë çdo 3 ditë. Dhe nga ana mentale është goxha sforco. Sido të jetë, duhet të shikojmë çdo ndeshje, çdo centimetër fushë në sy, për të marrë maksimumin kudo dhe më këdo që luajmë.

Ne e shikojmë gotën gjithnjë gjysmë plot, duke pasur parasysh që me performancën dhe mundësitë që ka ekipi, mund të shkojë akoma më lart. Final Four nuk e kemi diskutuar asnjëherë, nuk dua ta diskutoj, pavarësisht si rrodhën ngjarjet në një ndeshje teke në Elbasan. Jam tejmase i bindur duke pasur parasysh dhe mënyrën si punojnë këto djem, kualitetin që ka gjithsecili prej tyre. Është moment siç e kanë pasur të gjitha skuadrat e tjera, moment për t’u kaluar, moment që na bën edhe më të fortë duke qenë bashkë me njëri-tjetrin, për të kaluar këtë moment “jo”.

Do kërkoja më shumë vëmendje. Në fushë situata të cilat kanë qenë ndoshta edhe të evitueshme ose të cilat, lihen në interpretim të dashamirësisë apo jo të arbitrave, u kam kërkuar që ekipi të jetë i kujdesshëm në këtë prizëm. Edhe ndeshjen që kaloi, ekipi kundërshtar ka ardhur vetëm 1 herë në portë.

Do doja më shumë vëmendje, detaje që pastaj ndryshojnë dhe rrjedhën e lojës. Uroj me këtë rast të jemi më vigjilent, të kujdesshëm dhe patjetër pastaj, të gjitha gjërat e mira që shfaqëm në Elbasan duhet t’i mbajmë, t’i kultojmë dhe shfaqim edhe në Shkodër”, ka përfunduar timonieri i të kuqve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat