I shpejt dhe tejet i rrezikshëm për skuadrat rivale.
Është fjala për futbollistin e talentuar shqiptar, Mark Gjokaj.
Talenti i madh që nuk ka më shumë se 16 vjeç, po befason një Mal të Zi.
Ai luan me sukses të madh në petkun e kampionit në fuqi, Deçiqi nga Tuzi.
Skuadra shqiptare është krenare me talentin që ka në radhët e veta.
Gjokaj debutoi për Deçiqin në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Mornarit.
Ky talent luan në pozitën e mesfushorit.
“Në fitoren kundër ekipit të Mornarit, lojtari ynë i ri Mark Gjokaj debutoi për ekipin e senioreve në moshën 16 vjeç e 45 ditë, duke shënuar paraqitjen e tij të parë të shkëlqyer.
Me këtë dëshirojmë të themi se klubi ynë mendon për lojtarët e rinj dhe për të ardhmen e klubit!”, shkruan në faqen e klubit shqiptar Deçiqi.