Jo vetëm në Evropë, kjo ndodh edhe në ligën MLS. Barazimi pa gola i së shtunës midis San Diego FC dhe St. Louis doli në plan të dytë.
Në fakt, klubi amerikan kërkoi gjatë lojës nga tifozët që të ndalonin me “thirrjet ofenduese”.
Më pas, San Diego FC e lëshoi një deklaratë zyrtare për incidentin, shkruajnë mediat amerikane.
“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes sonë të parë në shtëpi nuk pasqyron se kush jemi ne si klub apo vlerat të cilat i mbrojmë ne. Futbolli është një sport që i bashkon njerëzit dhe në San Diego lulëzon kjo frymë gjithëpërfshirëse.
Përdorimi i gjuhës homofobike në stadiumin tonë është plotësisht i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Besimi i San Diegos është i ndërtuar kështu për të gjithë”, njoftoi klubi amerikan pas thirrjeve homofobike të tifozëve.
Klubi njoftoi se do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për ta adresuar këtë sjellje dhe se një “plan i detajuar” do të jetë gati përpara ndeshjes së tyre të ardhshme në shtëpi.
Kënga, e cila është e përhapur në ligën meksikane ka bërë që meksikanët të gjobiteshin disa herë nga FIFA.
Zakonisht ajo këndohet kur portieri kundërshtar e bën një gjuajtje.
“Këndimet që u dëgjuan sonte janë të papranueshme”, tha trajneri i San Diegos, Mikey Varas.
“Kjo bie ndesh me sistemin tonë të vlerave. Nuk i përfaqëson lojtarët, veten time apo klubin, dhe sigurisht nuk përfaqëson as San Diegon apo Californian. Nuk është një reflektim i asaj se kush jemi ne.”