Kur luan me nerv

Futboll

Kur luan me nerv

Më: 4 mars 2025 Në ora: 16:03
Milani

Milani po bëhet gjithnjë e më shumë një fuqi baruti, kura e Serxho Konseisaos ka kohë që nuk funksionon, por nuk është vetëm trajneri portugez që është në bankën e të akuzuarve, sepse, fundja, ai që do të paguajë çmimin duke u larguar në fund të sezonit (nëse jo më parë).

Tifozët, të cilët prej ditësh janë në baza luftarake, nuk kanë kursyer askënd, duke filluar nga drejtuesit dhe në veçanti pronari Xherri Kardinale, i cili është “ftuar” vazhdimisht për të shitur skuadrën.

Dështimi i projektit të Ibra, Monkada dhe Furlani është para syve të të gjithëve, renditja është e pamëshirshme dhe e sheh “Djallin” në vendin e nëntë jashtë zonës evropiane me vetëm 41 pikë në 27 ndeshje, 9 pikë pas Lacios të vendit të katërt dhe 4 pikë pas Fiorentinës së vendit të shtatë, me problemin e shtuar të parakalimit të Romës.

Me këtë ritëm, ekziston një rrezik shumë real i një viti pa turne europianë. Dhe as fitorja e Superkupës së Italisë dhe një triumf i mundshëm në Kupën e Italisë nuk do të mund të shpëtojë një nga sezonet më të këqija dhe më zhgënjyese të viteve të fundit për kuqezinjtë.

PROBLEME NË SERI – Çerekorëshi i parë i ndeshjes ndaj Lacios në “San Siro” ishte emblema e sezonit të kuqezinjve, një skuadër e çorientuar dhe pa ide që e vuajti shumë Lacion, që gjithashtu bëri gabim që nuk përfitoi menjëherë nga dobësitë dhe vështirësitë psikologjike të Leaos dhe shokëve të tij.

Më mirë, si në shumë raste të tjera, ishte pjesa e dytë, kur Konseisao, për të rikuperuar, vendosi të hidhte poshtë çdo plan taktik dhe të fuste sa më shumë lojtarë në sulm. Kur luan me nerv, skuadra krijon dhe bëhet e rrezikshme (shiko golin e barazimit të Çukvueze), por është aq sa e aftë në vrapimin përpara, aq edhe e mangët është kjo skuadër kur duhet të rikuperojë terren, një problem serioz të cilit trajneri portugez nuk e ka gjetur ende zgjidhjen.

AS MERKATO – Duke u kthyer te lojtarët individualë, merkato e janarit po rezulton të jetë po aq zhgënjyese sa ajo e verës: Gimenez është zbehur pas një fillimi të mirë me fanellën e tij të re, Uoker thjesht po bën detyrat e shtëpisë dhe asgjë më shumë, Zhoao Feliks është duke u vonuar ende dhe Sotil e Bondo janë thjeshtë dy gregarë. Historia nuk shkruhet me nëse dhe por, por ky sezon është sigurisht një kapitull vërtet i dhimbshëm dhe që duhet arkivuar sa më shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat