Bashkimi ruan pozitën e dytë, Arsimi gjunjëzon Pobedën 

Futboll

Bashkimi ruan pozitën e dytë, Arsimi gjunjëzon Pobedën 

Nga: K. Goca Më: 4 mars 2025 Në ora: 16:28
Bashkimi

Sot u zhvillua java e 19-të e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, ku skuadra shqiptare Bashkimi ka importuar tre pikë të mëdha nga Strumica duke e ruajtur vendin e dytë. 

Skuadra e Bashkimit ka shënuar një tjetër fitore dhe me rezultat 2:1 ndaj Bellasicës. 

Arsimi nga Çegranit në Gostivar e mundi me rezultat 1:0 Pobedën e Prilepit.

Makedonija GP kryeson me 44 pikë, pasojnë Bashkimi me 42, Bregallnica 40, Arsimi 36, Sasa 31 pikë etj.

Në fundjavë Bashkimi e pret Ohrin e Arsimi luan në konak të Novacit.

Rezultatet

Makedonija GP – Novaci 4:0
Bregallnica – Vardarski 2:0
Arsimi – Pobeda 1:0
Bellasica – Bashkimi 1:2
Ohri – Vardari (N) 1:0
Detonit Plaçkovica – Osogovo 0:1
Boreci – Kamenica Sasa 1:0
Kozhuvi – Skopje 0:1

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat