Të mërkurën në orën 14:00 janë në program ndeshjet e javës së 22-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Derbi në Struga mes kampionit Struga Trim Lum dhe liderit të kampionatit Shkëndijes së Tetovës.
Derbi shqiptar pritet me padurim dhe do të gjykohet nga gjyqtari Aleksandar Grujoski.
Fatmir Bafto nga Ohri do të gjykojë derbin e kryeqytetit ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit.
Java e 22-të, e mërkurë – ora 14.00
Tikveshi – Shkupi (Vlatko Ilioski – Prilep)
Pelisteri – Voska (Furkan Idrizi – Tetovë)
Brera – Gostivari (Igor Stojçevski – Shkup)
Rabotniçki – Vardari (Fatmir Bafto – Ohër)
Besa – Sileksi (Benjamin Qerimi – Shkup)
Struga TL – Shkendija (Aleksandar Grujoski – Kërçovë)