Pas një serie të shkëlqyer prej pesë fitoresh radhazi, FC Shkupi do të zbresë nesër (14.00) në fushën e Kavadarit për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 22-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut kundër Tikveshit.
“Vetëm tre ditë pas fitores bindëse 3-1 ndaj Pelisterit, skuadra jonë do të kërkojë të vazhdojë formën e shkëlqyer, duke marrë tre pikë të tjera në transfertën e vështirë të Kavadarit”, njofton FC Shkupi.
Shkupjanët besojnë e shpresojnë në tre pikët e radhës.
Tikveshi do të synojë befasi, skuadër që kërkon të sigurojë ekzistencën.