Vazhdon garën për në balotazh!

Futboll

Vazhdon garën për në balotazh!

Më: 4 mars 2025 Në ora: 16:59
Skuadra e Bashkimit

Ka nisur sezoni pranveror në Ligën e Tretë-Jug të Maqedonisë.

Skuadra e Bashkimit nga Jabollcishti ka shënuar fitore si udhëtues, duke e mposhtur me përmbysje Rosomanin me rezultat 1-2.

Pas rezultatit jo të favorshëm në pjesën e parë (1-0), futbollistët e Bashkimit nw pjesën e dytë bën përmbysjen e madhe dhe ia arritën që të rrëmbejnë pikët e plota.

Albin Jashari dhe Zani Ahmedov ishin autorët e golave të fitores së madhe.

Pas javës së 13-të, Bashkimi 2008 gjendet në vendin e dytë me 28 pikë, tre më pak se lideri Konjare.

Në vendin e tretë është Prevelac me 27 pikë.

Këto tre ekipe në sezonin pranveror do të zhvillojnë një luftë të madhe për vendin e parë dhe balotazhin për hyrje në Ligë të dytë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat