Vështirë që ndonjë skuadër në Itali të jetë kritikuar më shumë.
E vërtetë që Milani është shumë më keq se kaq, por edhe Juventusi i trajnerit Tiago Mota u godit si ndonjë fëmijë jetim, ndërsa nuk arrinte dot të ngrinte kokë.
Gjithsesi, edhe pas eliminimit nga Championsi e nga Kupa e Italisë, edhe pas disfatës në Superkupën italiane, paska ende shpresë.
E tregoi fitorja 2-0 ndaj Veronës, që për statistikë e paradoks qenka e pesta radhazi në Serinë A.
Falë golave nga Kefren Turam në 72’ dhe Kopmeiners në 90’, bardhezinjtë arritën në 52 pikë, dhe janë në vendin e katërt.
E vërtetë që rrjetat erdhën shumë vonë dhe që fitorja ishte në diskutim deri në fund, por e vërtetë edhe që diferenca me Interin kryesues është 6 pikë.
Po ashtu, “Zonja e Vjetër” dominoi në stadiumin “Alianc” të Torinos, me 27 gjuajtje ndaj 5 të miqve, me 77 për qind mbajtje topi e kornet 6-0!
“Ngjitet Juvja, fitorja e pestë radhazi në Serinë A, kreu është 6 pikë larg. Të dielën Atalanta, për të dalë në vend të tretë”, shkruan “La Gazeta delo Sport”.
Ja edhe “Tutosport” nga Torino, një gazetë tifoze: Përpara me Turamin! Juvja është e katërta, -6 pikë nga Interi. Mota: Ëndrra për titull? Le të shijojmë fitoren”!