Portieri i Milanit, Mike Maignan, është pezulluar me një ndeshje në kampionatin italian.
Kjo, pas veprimeve të tij gjatë ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Lazios.
Francezi akuzohet se pas ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, ka treguar mungesë respekti me një fjali ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes.
Maignan ka marrë gjithashtu një gjobë 15,000 euro për incidentin. Ndeshja në të cilën ai do të mungojë është ajo kundër Lecce më 8 mars.
29-vjeçari këtë sezon numëron 27 paraqitje në kampionat, gjatë të cilave e ka mbajtur portën të paprekur 10 herë.