Granit Xhaka ka disa fjalë për Bayern Munihun: Nuk dua që të keqkuptohem

Futboll

Granit Xhaka ka disa fjalë për Bayern Munihun: Nuk dua që të keqkuptohem

Më: 4 mars 2025 Në ora: 17:33
Granit Xhaka

Leverkusen do të përballet me Bayern Munihun, në kuadër të Champions.

Në prag të këtij takimi, mesfushori shqiptar i “aspirinave”, Granit Xhaka u shpreh se ekipi do bëjë maksimumin për të fituar.

“Mendoj se ekipi që kryeson në Bundesligë duhet të konsiderohet si favorit.

Nuk dua që të keqkuptohem e të mendoni se nisemi të dorëzuar.

Ne i kemi armët tona për të përballuar një ekip si Bayerni i Munihut.

Me dëshirë dhe uri për sukses arrihet gjithçka”, tha Granit Xhaka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat