Simeone përgatit bunkerin me skemën 7-2-1

Futboll

Simeone përgatit bunkerin me skemën 7-2-1

Më: 4 mars 2025 Në ora: 17:49
Simeone

Real Madrid dhe Atletico Madrid sot do të kenë në “këmbët” e 22 futbollistëve miliona futbolldashës nga gjithë bota. Do të jetë një derbi në Champions League, në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Në 26 përballjet e trajnerëve respektivë, Carlo Ancelotti dhe Diego Simeone, bilanci është krejtësisht i barabartë: nga 9 fitore secili dhe 8 barazime.

Mediat madrilene raportojnë se sot Simeone do të provojë të luajë me skemën 7-2-1, duke u përqendruar vetëm te gabimet e “Los Blancos”.

Ideja e tij e lojës dihet tashmë.

Janë kundërsulmet. Don Carlo është i vetëdijshëm për mentalitetin dhe filozofinë e Simeones, kështu që me siguri edhe ai ka përgatitur një ide ndryshe.

Real Madrid nuk ka Bellingham, kështu që ofensiva pritet të jetë me Vinicius, Brahim, Rodrygo dhe Mbappe. Ancelotti mund të befasojë duke mos luajtur me 4 lojtarë ofensivë, sepse do të ishte guxim i tepërt në ndeshjen e parë kundër bardhekuqve, por kjo mbetet për t’u parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat