Klubi shokues oferton 120 milionë euro për Szoboszlai

Futboll

Klubi shokues oferton 120 milionë euro për Szoboszlai

Më: 4 mars 2025 Në ora: 17:55
Dominik Szoboszlai

Liverpoolit mund t’i duhet që ta bind Dominik Szoboszlai që të qëndrojë edhe përtej kësaj vere, pas një oferte shokuese nga një klub.

Arne Slot ka qenë spektakolar që nga ardhja e tij si zëvendësues i legjendës, Jurgen Klopp.

Holandezi e ka dërguar Liverpoolin në finalen e Carabao Cup dhe po udhëheq Premierligën me 13 pikë më shumë, derisa e mbylli në vendin e parë fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu edhe Szoboszlai po e shijon formën e tij më të mirë të karrierës, duke shënuar edhe duke marrë çmimin si “Lojtari i Ndeshjes” në takimet ndaj Manchester City e Neëcastle.

Sipas “Fichajes”, jo vetëm Liverpooli është impresionuar me formën e hungarezit, pasi klubi saudit, Al-Hilal po përgatit një ofertë për të gjatë verës.

Klubi nga Riadi është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro për nënshkrimin e hungarezit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat