Legjenda e Romës, Francesco Totti insiston që talenti i Barcelonës, Lamine Yamal duhet të shënojë më shumë gola.
Ikona e 'romakëve' ka theksuar se Yamal, duhet të fillojë të shënojë më shumë gola për të përmbushur pritshmëritë që e rrethojnë.
Yamal nuk ka shënuar për Barcelonën që nga tetori, dhe kjo ka ngritur shqetësime mbi ecurinë e tij.
Kur u pyet për talentin spanjoll, Totti u shpreh se anësori duhet të përmirësojë statistikat e tij të golave.
“Ai ende shënon pak gola”, tha Totti.
"Është shumë i fortë, shkëlqeu në Kampionatin Evropian ... Dukej sikur po fluturonte, pastaj pati një rënie të vogël, që është normale, por ende shënon pak gola”, ka theksuar Totti.