Lojtari nuk dëshiron të largohet

Futboll

Lojtari nuk dëshiron të largohet

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:07
Amorim

Pavarësisht spekulimeve të shumta, Andre Onana nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester Unitedi.

Portieri nga Kameruni – kontrata e të cilit shkon deri në vitin 2028 me Unitedin – nuk po e mendon fare largimin nga Unitedi, edhe pse shumë raportime e vendosin atë në krye të listës së lojtarëve që mund të shiten gjatë verës.

Paraqitjet e Onanas me “Djajtë e Kuq” kanë lënë shumë për të dëshiruar, dhe ai ka dështuar të sjellë siguri në portën e klubit anglez.

Gabimet e tij të shumta në fazat më të nxehta të sezonit, kanë bërë që bordi dhe trajneri i Unitedit të kërkojnë një portier të ri për sezonin e ardhshëm.

Ruben Amorimi personalisht është i vendosur që klubi të sjellë një portier të ri në skuadër, duke hedhur shtuar edhe më shumë zërat që Onana është i padëshiruar në Manchester.

Megjithatë, siç raporton “Manchester Evening Neës”, Onana nuk e dëshiron largimin dhe shpreson që me paraqitjet e tij të bind bordin e klubit që të vazhdojë me të.

Ai beson se mund të kthejë situatën në të mirë të tij, duke bërë që mos të mendohet shitja e tij, një gjë që momentalisht është në agjendën e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat