Real Madridi vazhdon planifikimet për përforcimet e verës, me klubin spanjoll që i ka kthyer sytë kah Premierliga, më veçanërisht te mbrojtësi i majtë, Milos Kerkez i Bournemouthit.
Për ta bindur Bournemouthin, Real Madrdi po i ofron Fran Garcian, plus 15 milionë euro, raporton “Fichajes”.
Qëllimi i klubit është të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes me 21-vjeçarin hungarez, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira këtë edicion në elitën e futbollit anglez.
Propozimi i Real Madridit prezanton një “bast” për të investuar në një lojtar me potencial për të ardhmen, dhe nga kjo lëvizje përfiton edhe Fran Garcia i cili nuk po mund të zë vend në 11-shen e parë të Carlo Ancelottit.
Në anën tjetër, klubi anglez mendon se mbrojtësi spanjoll do të përshtatet shumë mirë me klubin.
Andoni Iraola, i cili e drejton Bournemouthin, e kishte Fran Garcian nën urdhërat e tij në kohën e kaluar te Rayo Vallecano, dhe i di mirë aftësitë e tij.
Bisedimet mes palëve janë në fazën e hershme, por Reali beson se përfshirja e Fran Garcias në këtë marrëveshje do ta bënte më të lehtë.
Me ardhjen e Kerkezit, “Los Blancos” do të përfiton një lojtar fizik, me paraqitje më të mira në sulm dhe një lojtar që është “kalitur” në një ligë si Premierliga.