Antony dëshiron të mbetet te Betisi

Futboll

Antony dëshiron të mbetet te Betisi

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:11
Antony

Antony ka qenë i rëndësishëm për Real Betisin, që nga ardhja e tij, duke shënuar tre gola e duke dhuruar dy asistime në të gjitha garat.

Periudha e tij te Betisi po del të jetë më e mirë sesa ajo e kaluar në Angli te Manchester Unitedit, aty ku u transferua nga Ajaxi në vitin 2022 për 90 milionë euro.

Brazilianit po i pëlqen Andaluzia dhe tashmë veçse kanë nisur thashethemet që ai do të mbetet aty edhe për një sezon tjetër.

Muajin e kaluar, CEO i Betisit, Ramon Alarcon ka thënë se kjo është e mundur, pavarësisht se nuk kanë marrëveshje të tillë me Unitedin në kuadër të këtij huazimi.

Megjithatë, kjo nuk do ta pengojë Betisin që të nis negociatat me gjigantin anglez.

Alarcon ka folur përsëri për këtë temë në një intervistë për “El Pelotazo”. Gjatë intervistës, ai ka zbuluar një bashkëbisedim që e ka pasur tash së fundmi me brazilianin.

“Para disa ditësh, Antony më ka thënë që dëshiron të qëndrojë edhe për një sezon. Lojtari është rehatuar këtu”, tha Alarcon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat