Mungesa të mëdha për Benfican

Futboll

Mungesa të mëdha për Benfican

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:15
Angle di Maria

Të mërkurën, Barcelona do të përballet me Benfican, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Blaugranasit do të hyjnë në këtë përballje si favoritë, madje edhe më shumë tash që kanë dalur lajmet e reja në orët e fundit.

Barcelona veçse e ka mposhtur Benfican këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Të besuarit e Hansi Flick fitonin 5-4 në “Estadio da Luz”.

Në atë ndeshje, Angle di Maria dhe Florentino Luis ishin në formacionin startues.

Mirëpo, sipas “Mundo Deportivos”, Benfica nuk do të llogaris fare në këta lojtarë për ndeshjen e parë.

Benfica do të jetë edhe pa Alexander Bah dhe Manu Silva.

Një lajm i mirë megjithatë ka shkuar për portugezët, pasi Bruno Lage do ta ketë në skuadër Renato Sanchesin.

Barcelona po ashtu ka shqetësimet e veta rreth lojtarëve, me Gavin që mund të mos jetë i gatshëm shkaku i një gripi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat