Alonso flet para ndeshjes me Bayernin

Futboll

Alonso flet para ndeshjes me Bayernin

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:25
Xabi Alonso

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka theksuar rëndësinë e kontrollit të emocioneve përpara përballjes me Bayern Munich në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League. 

Nën drejtimin e spanjollit, Leverkusen nuk ka humbur asnjëherë ndaj Bayern, duke regjistruar tri fitore dhe tri barazime.

Por kjo është hera e parë që dy skuadrat përballen në arenën evropiane, ku përvoja e Alonso në ndeshjet e mëdha mund të luajë një rol vendimtar. Bayerni, gjashtë herë kampion i Evropës, ka një histori të pasur në këtë kompeticion, ndërsa Leverkusen ka arritur vetëm një finale, në vitin 2002, kur u mund nga Real Madridi. Leverkusen vjen në këtë duel pas një fitoreje 4-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në Bundesliga, ku vazhdon ta ndjekë Bayern me tetë pikë diferencë. Megjithatë, Alonso e sheh sfidën në Champions League si një betejë krejtësisht ndryshe.

"Champions League është më emocionale. Kontrolli i emocioneve është më i rëndësishmi.

Pesë minuta të këqija dhe mund të jesh jashtë", ka deklaruar Alonso. "I njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe kemi luajtur së fundmi. 

Në Champions League, duhet të përballosh momentet e vështira dhe të bësh sa më pak gabime. Jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë, por do të shohim si do të shkojë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat