Besmir Bojku flet në prag të ndeshjes me Shkëndijën

Futboll

Besmir Bojku flet në prag të ndeshjes me Shkëndijën

Më: 4 mars 2025 Në ora: 20:00
Besmir Bojku

Struga Trim Lum ndodhet në një minikrizë, mirëpo pavarësisht këtij fakti, nesër kundër Shkëndijës, ekipi pritet të reflektojë pozitivisht dhe të kthehet në binaret e duhura…

Shkëndija do të jetë kundërshtari i radhës i Strugës, ndërsa ndeshjet ndaj kësaj skuadre gjithnjë kanë zgjuar interesim.

"Ashtu pritet të jetë edhe nesër, ku Bojku pret tribuna të mbushura dhe një fitore të madhe, që do të shënonte një rikthim të rezultateve pozitive", njofton FC Struga TL.

“Jemi të vetëdijshëm se përballemi me një skuadër shumë kualitative, siç është Shkëndija, mirëpo Struga Trim Lum akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit…” – u shpreh fillimisht Besmir Bojku.

Ai pranoi se skuadra ndodhet në një minikrizë, pas tre disfatave të njëpasnjëshme të pranverë.

“E vërtetë është se ndodhemi të themi në një mini krizë, por ndeshja e nesërme kundër Shkëndijës, është pikërisht momenti më i mirë për të dalë nga kjo krizë e rezultateve” – thotë Bojku.

Sipas numri 10 të skuadrës tonë, pozita e 5-të në renditje nuk është se pasqyron ekipin dhe cilësitë që kemi.

“Sipas kualitetit që e posedojmë në skuadër, besoj se vendi i 5-të në renditje nuk është i realt. Ndeshja e nesërme është një mundësi e mirë për tu rikthyer në binaret e duhura dhe të dëshmojmë se jo rastësisht jemi kampion në fuqi” – deklaroi Bojku, i cili në prag të ndeshjes së nesërme ka një ftesë edhe për tifozët strugan, që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në tribuna.

“Ndeshjet me Shkëndijën gjithmonë kanë qenë të paparashikueshme dhe interesante, ndaj shfrytëzojë rastin të ftoj publikun strugan që nesër të jenë prezent në numër sa më të madh, me një fjalë të jenë lojtari ynë i 12-të” – përfundoi Bojku, i cili nesër përballë Shkëndijës do të zhvillojë ndeshjen e tij të 8-të.

Deri më tani Bojku në përballjet ndaj “kuqezinjëve” nga Tetova numëron 3 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.

Ndryshe Bojku nesër me fanellën e Struga Trim Lum do të zhvillojë ndeshjen e tij të 90-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat