Reali tregon fuqinë ndaj Atleticos! Arsenali triumfon me rezultat 7:1

Futboll

Reali tregon fuqinë ndaj Atleticos! Arsenali triumfon me rezultat 7:1

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 mars 2025 Në ora: 20:47 Përditësuar në ora: 22:50 më 04.03.2025
Pamje nga ndeshja

Tre gola në Madrid, Dortmundi barazon

Real Madridi ka fituar sfidën e madhe të kryeqytetit të Spanjës, duke e mundur me rezultat 2:1 Atletico Madridin, në takimin e parë të të tetës së finales së Champions League. 

Ndeshje e luftuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid mes Realit dhe Atleticos.

Ndeshjet

Dortmund - Lille 1:1 (1:0)
PSV - Arsenali 1:7 (1:3)
Real - Atletico 2:1 (1:1)

Në minutën e 4-të, Rodrygo depërtoi bukur dhe me goditje të fortë ka shënuar për epërsinë e Realit, 1:0.

Në minutën e 32-të, Alvarez me një lëvizje dinake e me goditje mjeshtore shtangu Realin, 1:1. 

Në minutën e 55-të, Real Madridi shënoi duke iu falënderuar zgjuarsisë së futbollistiz Diaz, i cili ka goditur përtokë dhe në këndin e majtë, 2:1. 
Arsenali e ka demoluar me lojë e rezultat 7:1 PSV-në vendase.

Skuadra holandeze ka pësuar debakël si vendas nga Arsenali.

Për Arsenalin shënuan Timber (18'), Nwaneri (21'), Merino (31'), Odegaard (47' e 73’), Trossard (48’) e Calafiori (85’) dhe për vendasit Lang (43').

Dortmundi befasohet si vendas, duke luajtur baras (1:1) me ekipin francez, Lille.

Adeyemi (22') ka realizuar për Dortmundin dhe Haraldsson (68') shënon për Lillen.

Arsenali bindës

(E plotësuar):  Minuta e fundit.

85' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit. Calafiori  thellon fitoren e Arsenalit në 1:7.

78' Reali po lufton,.

73' Odegaard  ka shënuar golin e dytë të tij, 1:6.68' Haraldsson shënon për Lillen. 

65' Arsenali pothuajse e ka të sigurt kalimin më. tutje.

Ndeshjet

Dortmund - Lille 1:1 (1:0)
PSV - Arsenali 1:7 (1:3)
Real - Atletico 2:1 (1:1)

60' Arsenali po tregon fuqinë në konak të skuadrës holandeze.

55' Real Madridi përsëri në epërsi, autor i golit është futbollisti Diaz, duke goditur përtokë e në këndin e majtë. 

54' Ndeshje e luftuar në Madrd.50' Ndeshje e nirë.

48' Trossard thellon epërsinë në 1:5.

47' Odegaard shënon për Arsenalin, 1:4.

46' Fillin pjesa e dytë.-Përfundojnë pjesët e para.

 45' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit të pjesës sl parë.

43' Lang shënon nga penalltia, 1:3.

37' Arsenali po shklëlzen.32' Alvarez me një lëvizje dinake e me goditje mjeshtrore shtang Realin, 1:1.

31' Merino thellon epërsinë e Arsenalit.

30' PSV është në presion të madh.

27 Reali po tregon lojë.22' Adeyemi ka realizuar për Dortmundin.

21' Nwaneri realizon për Arsenalin.

18' Timber shënoi për Arsenalin. 

10' Ndeshje e madhe në Madrid.7' Atlketico po has në presion.

4' Rodrygo depërton bukur e me goditje të fortl ka shënuar për epërsinë e Realit, 1:0.

3' Ndeshje të mira.

1' Fillojnë ndeshjet.

Ndeshje e fortë në Madrid.

Jashari me Club Bruugen pësuan humbje në finish

Skuadra belge, Club Bruuge, ka pësuar humbje në finish me rezultat 3:1 nga Aston Villa, në takimin e parë të të tetës së finales së Champions League në futboll.

Ardon Jashari u paraqit titullar për skuadrën belge por të pafat, pësuan humbje në minutat e fundit të takimit. 

Mysafirët treguan lojë të mirë duke shënuar fitore e cila i jep një mundësi të artë që në ndeshjen e kthimit të sigurojnë biletën për në çerekfinale.

Për Aston Villën shënuan Bailey (3'), Mechele (83' - autogol) e Asensio (86’ – nga penalltia) dhe për vendasit realizoi De Cuyper (12').

Publikohen formacionet zyrtare të PSV - Arsenal!

Publikohen formacionet zyrtare të PSV - Arsenal!

PSV dhe Arsenali përballen sot për një vend në çerekfinale, në duelin e parë që zhvillohet në Holandë.

Vendasit nuk janë favoritë, por do të mundohen të bëjnë një tjetër surprizë, ashtu siç bënë më parë ndaj Juventusit, duke parë situatën që po kalojnë anglezët.

Ata edhe sot luajnë me Merinon e improvizuar si qendërsulmues, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që kanë cunguar skuadrën e Artetës në repartin e avancuar.

Formacionet zyrtare të Real Madrid dhe Atletiko Madrid

Real Madrid dhe Atletiko Madrid përballen sot në një derbi të ndezur në Ligën e Kampioneve, në sfidën e parë për të siguruar një biletë në çerekfinalet e turneut.

Rivaliteti historik i dy skuadrave është i njohur, ashtu si edhe lufta dhe spektakli që dhurojnë në çdo përballje. Ndaj edhe sot pritet që kjo të jetë sfida më e rëndësishme e turneut, ku të gjithë do të mbërthejnë sytë.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asensio, Rydiger, Mendi; Tçuameni, Kamavinga; Brahim Diaz, Rodrigo, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti

ATLETIKO MADRID: Oblak, Galan, Lengle, Himenez, Jorente, De Pol, Barrios, Xhu, Siumeone, Lino, Grizman, Alvarez.
Trajner: Diego Simeone.

Reali në presion të Atletico Madridit:

Edon Zhegrova si spektator, formacionet zyrtare Borusia Dortmund-Lille!

Borusia Dortmund dhe Lilë pritet të dhurojnë një duel shumë të ekuilibruar për të siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Francezët bënë surprizën duke e mbyllur në tetëshen e parë fazën në grupe të turneut, ndërsa gjermanë kanë treguar se mund të bëjnë mirë në Ligën e Kampioneve, pavarësisht krizës që po kalojnë në kampionat.

Në sfidën në fjalë, në radhët e francezëve mungon Edon Zhegrova, i cili nuk ka rikuperuar ende nga dëmtimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat