Tre gola në Madrid, Dortmundi barazon

Real Madridi ka fituar sfidën e madhe të kryeqytetit të Spanjës, duke e mundur me rezultat 2:1 Atletico Madridin, në takimin e parë të të tetës së finales së Champions League.
Ndeshje e luftuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid mes Realit dhe Atleticos.
Ndeshjet
Dortmund - Lille 1:1 (1:0)
PSV - Arsenali 1:7 (1:3)
Real - Atletico 2:1 (1:1)
Në minutën e 4-të, Rodrygo depërtoi bukur dhe me goditje të fortë ka shënuar për epërsinë e Realit, 1:0.
Në minutën e 32-të, Alvarez me një lëvizje dinake e me goditje mjeshtore shtangu Realin, 1:1.
Në minutën e 55-të, Real Madridi shënoi duke iu falënderuar zgjuarsisë së futbollistiz Diaz, i cili ka goditur përtokë dhe në këndin e majtë, 2:1.
Arsenali e ka demoluar me lojë e rezultat 7:1 PSV-në vendase.
Skuadra holandeze ka pësuar debakël si vendas nga Arsenali.
Për Arsenalin shënuan Timber (18'), Nwaneri (21'), Merino (31'), Odegaard (47' e 73’), Trossard (48’) e Calafiori (85’) dhe për vendasit Lang (43').
Dortmundi befasohet si vendas, duke luajtur baras (1:1) me ekipin francez, Lille.
Adeyemi (22') ka realizuar për Dortmundin dhe Haraldsson (68') shënon për Lillen.