Sot do të zhvilohen 6 përballjet e javës së 22 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku sfida derbi do të zhvillohet në Strugë, në mes Struga Trim Lum dhe Shkëndijës.
Vendasit janë në seri negative, ndërsa mysafirët kërkojnë vazhdimin e ecurisë pozitive.
Mbrojtësi Mevlan Adili beson se Shkëndija ka forca të mjaftueshme për të marë pike të reja.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje derbi ndërmjet dy skuadrave të dëshmuara për cilësi. Ne vijmë nga një seri pozitive dhe këto ditë kemi analizuar kundërshtarin tonë.
Si përfundim kemi nxjerë se duhet të japim maksimumin tonë, të luftojmë deri në fund me besim se kjo do na sjellë deri te rezultati i dëshiruar në fushë,” tha mes tjerash Mevlan Adili.
Ndërkohë në përballjet e tjera të javës së 22-të, Tikveshi takohet me FC Shkupin, Voska Sport do të përballet me Pelisterin në Manastir, Besa teston Sileksin, ndërsa Gostivari do të jetë mysafirë i Brerës në Strumicë. Sfida e vetme në Shkup, do të zhvillohet në mes Rabotniçkit dhe Vardarit. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14.00.