Kampioni shpartallon Shkëndijen 

Futboll

Kampioni shpartallon Shkëndijen 

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2025 Në ora: 15:52
Pamje nga ndeshja

Kampioni në fuqi, Struga Trim Lum, ka treguar lojën më të mirë në pjesën pranverore në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Struganët para shikuesve të vet shpartalluan me rezultat 3:0 liderin e kampionatit, Shkëndijen e Tetovës. 

Një fitore që shton vetëbesimin të struganët dhe ka rritur gjasat për tre vendet e para.

Golat i realizuan Radiç (51' e 68'), Radeski (63').

Pas javës së 22-të, Shkëndija kryeson me 46 pikë, pasojnë Sileksi me 44, Gostivari 43, Rabotniçki 41, Struga Trim Lum 35 sosh etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat