Shkupi u paraqit nga minuta e 26-të pa një futbollist, ku nuk ia doli që të kthehet i pamposhtur nga Kavadari në duel me Tikveshin.
Ballafaqimi mes Tikveshit dhe Shkupi mbyllet me fitoren e vendasve (1:0).
Në minutën e 26-të Florian Kadriu u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në minutën e 89-të Berat Sadik shënoi për fitoren e Tikveshit.
Shkupi renditet në vend të 6-të me 31 pikë e Tikveshi në të 10-tin me 18 sosh pas javës së 22-ë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.