Vora vazhdon serinë e fitoreve dhe ditën e sotme ka triumfuar ndaj Korabit me rezultatin 1-0 falë golit të Ruzgis. Flamurtari ka mposhtur Apoloninë në Fier me shifrat 2-1.
Pogradeci gjithashtu ka marrë një fitore bindëse në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj Erzenit.Kukësi arrin të mposhtë Valbonën me rezultatin bindës 3-0 në “Kukës Arena”.
Besa e Kavajës ka mposhtur Kastriotin me përmbysje në transfertë me shifrat 3-2. Burreli ka triumfuar në transfertë ndaj Lushnjes me shifrat 3-1.
NDESHJET dhe REZULTATET:
APOLONIA – FLAMURTARI 1:2 (Francis 45+1'/ Oshafi 26', Shkurtaj 68')
KORABI – VORA 0:1 (Ruzgis 83')
KUKËSI – VALBONA 3:0 (Dragoshi 11', Pecani 41', Christian 70')
LUSHNJA – BURRELI 1:3 (Hida 34'/ Rossi 69', Ferruku 81' 90')
KASTRIOTI – BESA 2:3 (Goca 36', Moses Ajine 44'/ Carvalho 30', Nonato 53', 74')
POGRADECI – ERZENI 3:0 (Danladi 13', Alidema 55', Shkulaku 69')