Julian Alvarez për ndeshjen ndaj Real Madridit: Pësuan gol shpejt!

Futboll

Julian Alvarez për ndeshjen ndaj Real Madridit: Pësuan gol shpejt!

Më: 5 mars 2025 Në ora: 16:33
Julain Alvarez

Julain Alvarez ishte një nga protagonistët e derbit madrilen mes Realit dhe Atleticos në Champions League.

Argjentinasi shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij, në humbjen 2-1.

25-vjeçari pas sfidës theksoi se skuadra e tij pësoi një gol shumë të shpejtë, por kanë mbetur edhe 90-të minuta lojë. 

Një paralajmërim nga Alvarez, se Atletico do të luajë gjithçka për gjithçka në sfidën e kthimit.

“Ata shënuan në kohën e duhur, pranuam një gol shumë të shpejtë, pastaj barazuam.

Kanë mbetur edhe 90 minuta”, ka dekaruar shkurtimisht Alvarez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat