Shorti për fazën gjysmëfinale do të hidhet të premten

Futboll

Shorti për fazën gjysmëfinale do të hidhet të premten

Më: 5 mars 2025 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Federata e Futbollit do të organizojë të premten e 7 marsit hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp në ora 11:00 dhe do të jetë i hapur për mediat si edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Partizani, Vllaznia, Egnatia & Dinamo City.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 31 mars.

Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat