Antonio Cassano, një ish-sulmues që ka luajtur për Romën, Milanin dhe Real Madridin, ka kritikuar ashpër Sérgio Conceição, duke e krahasuar negativisht me... José Mourinho.
“Që kur ai erdhi, nuk kam parë një ndeshje të luajtur mirë, kam parë vetëm zënka, mungesë ekuilibri dhe konfuzion, një lloj Mourinho 2.
Loja (kundër Lazios) ishte shumë e keqe”, tha ish-ndërkombëtari italian.
“Nuno Tavares i tregoi Theos se si të luante mbrojtësin e majtë, ai bëri një lojë të bujshme mes sulmit dhe mbrojtjes”, vlerësoi ai.