Arbitrit i kafshojnë..., shtyhet ndeshja në Gjermani

Futboll

Arbitrit i kafshojnë..., shtyhet ndeshja në Gjermani

Më: 5 mars 2025 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Një ndeshje futbolli në Gjermani u anulua kur fëmija i vogël i një lojtari vrapoi në fushë dhe kafshoi gjyqtarin në testikul.

Ekipet e ligës amatore, FC Taxi Duisburg II dhe SV Rot-Weiss Mülheim, po bënin stërvitje para ndeshjes të dielën kur të gjithë u shtangën.

“Ndërsa po kontrolloja ID-në e lojtarëve të FC Taxi, një fëmijë i vogël po bënte ushtrime nxehjeje përkrah lojtarëve.

Ai m’u afrua gjithnjë e më shumë, pastaj papritmas, për habinë time të plotë, më kafshoi ashpër në testikun tim të majtë”, tha arbitri, Stefan Kahler, për National World

Ai gjithashtu shtoi se u detyrua të anulonte ndeshjen, për shkak se nuk mundte dot ta gjykonte prej dhimbjeve të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat