Ish-trajneri i Shqipërisë: Rodrygo në nivelin e Mbappesë dhe Viniciusit

Futboll

Ish-trajneri i Shqipërisë: Rodrygo në nivelin e Mbappesë dhe Viniciusit

Më: 5 mars 2025 Në ora: 16:57
Christian Panucci

Më pak i spikatur dhe i famshëm sesa Vinicius dhe Mbappé, por gjithmonë i pranishëm dhe vendimtar në ndeshjet që kanë rëndësi.

Rodrygo Goes është shpirti i Real Madridit, një lojtar vërtet i pazëvendësueshëm, i cili edhe dje dha kontributin e tij në fitoren 2-1 në derbin e parë të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve, duke shënuar golin që hapi serinë e shënimeve.

Christian Panucci, ish-mbrojtësi i "Los Blancos" dhe ish-trajner i Shqipërisë, e ka vlerësuar shumë brazilianin në komentin e tij për Movistar TV:

"Rodrygo është një lojtar shumë inteligjent, veprimi që çoi në golin e tij ishte shumë i bukur.

Mendoj se ai është gjithmonë në një nivel të shkëlqyer në Champions League, në nivelin e Mbappé apo Vinícius; është një lojtar i rëndësishëm që i jep ekuilibër skuadrës."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat