PSG tenton yllin e Arsenalit

Futboll

PSG tenton yllin e Arsenalit

Më: 5 mars 2025 Në ora: 17:16
Arsenali

Declan Rice është lojtar i rëndësishëm për Arsenalin, i transferuar për 113 mln euro nga West Ham. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është i pashitshëm.

PSG po e ndjek me vëmendje rritjen e lojtarit anglez dhe raportohet se ka gati një ofertë marramendëse për të. Arsenali deri tani ka refuzuar 135 mln euro për të, duke kërkuar 160 mln euro.

Duke ditur se me këtë shifër mund të manovrosh lehtësisht në merkato duke blerë një sulmues të klasit botëror – pika e dobët e skuadrës londineze – Arsenali preferon ta shesë Rice, por jo lirë.

PSG mund ta tundojë mesfushorin duke i ofruar thuajse dyfishin e pagës që merr aktualisht tek Arsenali. Deri në verë, presim nëse kjo do të jetë befasia e radhës nga parisienët apo dështimi i radhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat